Hoxha: Ideja e Kurtit për Bashkim Kombëtar është futur në sirtar

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se ideja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, është futur në sirtar dhe, sipas tij, ky projekt mund të jetë i mundur vetëm si projekt suksesi

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se ideja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, është futur në sirtar.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Hoxha ka thënë se ky projekt mund të jetë i mundur vetëm si projekt suksesi.

“Parimisht një shtet i pavarur dhe një shtet tjetër i pavarur o të duhej ta gëzonte këtë të drejtë. Ajo që mendoj që është jokorrekte është që në emër të saj të vihet në pushtet e pastaj në pushtet të harrohet. Është e pamjaftueshme kjo që e bën Kurti. E ka harruar në momentin që kur ka hyrë dhe nuk ka ndonjë nismë serioze për ta bërë, është hyrë në sirtar si ide”, ka thënë Hoxha.

Hoxha vlerëson se kreu i ekzekutivit pas marrjes së pushtetit ka ndërruar qëndrim lidhur me bashkimin kombëtar.

“Është ndryshim i platformës, qëndrimit, posa hyn në zyre të kryeministrit nuk e ke më lirinë e të shprehurit qysh e ke pasur në opozitë. Nuk ka qenë pengesë vetëm neni kushtetues për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sepse edhe para atij neni nuk jemi bashkuar me Shqipërinë…  Ky projekt mund të jetë i mundur vetëm si projekt suksesi i dy shteteve të forta që mund të bashkohen e jo si projekt i një dështimi, sepse janë 2 mundësi se si mund të bashkohen shqiptarët, e para është dy shtete të suksesshme ose edhe një prej shteteve të dështuara që mund t’i bashkëngjitet si copëz pjesës tjetër”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika