Hoxha: Jemi para fazës së shkatërrimit të marrëveshjes dhe jo para fazës së avancimit të saj

Analisti Ylli Hoxhaj, ka thënë se ka indikacione që Serbia nuk do të shkojë më tutje në zbatim të marrëveshjes dhe do të bëjë gjithçka të bie.

Një ditë para takimit dhe përballjes së madhe në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Hoxha mendon se “jemi para fazës së shkatërrimit të marrëveshjes dhe jo para fazës së avancimit të saj”.

“Në fund të fundit do të ketë një draft evropian. Edhe Drafti i BE-së nuk do të jetë sipas shijes tonë. Do të ketë përmbajtje të ngjashme me atë të 2013-2015, do të ketë autonomi. Në dy-tri javët e fundit kemi hyrë në një situatë abnormale”.

Kështu është shprehur Hoxha në emisionin “Debat Plus’, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për dilemat e Statutit të Asociacionit.

“Ka paralajmërime serioze nga analistë që janë të afërt dhe njohës të mirë të tri shteteve, Britanisë, SHBA-ve, Gjermanisë në 5 ditë e fundit të cilët po thonë se indikacionet janë se Serbia nuk do të shkojë më tutje në zbatim të marrëveshjes dhe do të bëjë gjithçka që marrëveshja të bie. Nëse thonë burime goxha serioze, që Serbia po bën devijime serioze dhe shenjat që jep Serbia janë të tilla, atëherë mendoj që jemi para fazës së shkatërrimit të marrëveshjes dhe jo para fazës së avancimit të saj”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika