Hoxha: Ka një çoroditje e kontradikta të krerëve të shtetit për Asociacionin

Analisti, Dibran Hoxha, në "Debat Plus" ka vlerësuar se deklaratat e krerëve të shtetit në lidhje me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe kanë çoroditje dhe kontradikta

Analisti, Dibran Hoxha

Analisti, Dibran Hoxha, në “Debat Plus” ka thënë se deklarimet e krerëve të shtetit për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe kanë çoroditje dhe janë kontradiktore.

Sipas Hoxhës, kryeministri Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca e kryediplomatja Donika Gërvalla, kanë shkarje në qëndrimet e tyre për Asociacionin.

“Ka çoroditje shumë të madhe. Ka kontradikta të thella, shkarje të mëdha mes qëndrimeve të krerëve të shtetit, në shumë nivele. E para në mes Glauk Konjufcës dhe Albin Kurtit. Kurti në Kuvend thotë ‘2013 nuk e bëj, e keni bërë ju Zajednicës’. Konjufca te Jeta Xharra thotë ‘me mujtë na veç 2013 me e bo edhe me marrë njohje defacto’. E dyta, zonja Gërvalla me Glauk Konjufcës, Gërvalla thotë ‘i 2013 ka vdekë’, prapë Konjufca thotë ‘me mujtë veç 2013 me e bo’.

Për vështrimin sipërfaqësor, Glauk Konjufca, që nuk është jurist thotë se ‘me duhet është në përputhje me Kushtetutës’. Presidentja që është juriste thotë ‘nuk jam e sigurt’. Dhe këtu është çoroditje që krerët e shtetit ose këta që udhëheqin me ministri shumë të rëndësishme nuk kanë asnjë lloj koordinimi”, ka thënë Hoxha.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika