Hoxha: Ka një “Po”, të Kurtit për të gjithë pakon e planit franko-gjerman

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se në procesin negociator ekziston një “Po”, e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të gjithë pakon e planit franko-gjerman.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Hoxha ka thënë se nëse PDK është kundër Asociacionit si “produkt”, atëherë i ka dy zgjidhje, ose do të jetë mbështetëse e Albin Kurtit ose do t’i thotë “dorëzohu, mos na prish me ndërkombëtarët”.

“Në momentin kur jemi kundër Asociacionit dhe e konsiderojmë antikushtetues si produkt, e kemi problem mandej me kërku koordinim, të kritikohet Albin Kurti pse nuk po koordinohet me ndërkombëtarët. Qëndrimi duhet të jetë i qartë. E shoh situatën shumë më problematike se kaq. Kosova gjithmonë ka qenë gjithmonë e tej koordinuar me SHBA-të. Jo çdoherë me koordinim ne kemi pasur produkte të mira. Koordinimi shpeshherë na ka prodhuar edhe produkte të këqija, për shembull Gjykata Speciale. Nuk është se veç kemi fituar, por edhe kemi dhënë”, u shpreh Hoxha.

“Procesin negociator ka një ‘po’ të kryeministrit Kurti për gjithë pakon e planit franko-gjerman deklarative e cila e pret një ‘po’ të Serbisë, e cila nuk është dhe ka një insistim të Bashkësisë Ndërkombëtare që po do t’i thotë këtë po ti nisja ta bësh se ne ‘po-në’ e Serbisë e bëjmë. Kurti nuk po do ta bëjë këtë dhe kjo e ka krijuar konfliktin”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika