Hoxha: Ka shkelje flagrante të ligjit në çështjen e librave

Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë që qytetarët nuk ia kanë borxh këtë prapakthim kryeministrit Albin Kurti duke iu referuar situatës së teksteve shkollore

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha,

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për çështjen e librave, duke thënë se ka shkelje flagrante të ligjit, në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës të enjten

Vendimi i Ministrisë së Arsimit, që udhëhiqet nga Arbërie Nagavci, që prindërit t’i blejnë vetë librat shkollorë për fëmijët e tyre këtë vit dhe pastaj të rimbursohen ka nxitur reagime të ashpra, veçanërisht tek opozita.

MASHT-i është arsyetuar se ka marrë këtë vendim për të ndalur keqpërdorimin që u bë gjatë viteve të kaluara me blerjen e librave.

“Ky është viti i tretë që nis mbrapsht, edhe pse s’ka as pandemi, as grevë. Si ka mundësi që një qeveri që gojën e ka plot barazi të sfidojë këtë parim kushtetues. Kemi të bëjmë me shkeljen e ligjit në fuqi për ndarjet buxhetore si dhe ligji që është në fuqi për arsimin parauniversitar. Të gjitha këto vendime paraqesin shkelje flagrante ligjore. Lista e shkeljeve dhe parregullsive është e gjatë. 3 milionë euro të digjitalizimit ka shkuar për subvencionimin derisa reforma e premtuar në arsim mbetet në sirtar”, ka thënë Hoxha para deputetëve të Kuvendit.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika