Analisti Dibran Hoxha ka folur në lidhje me situatën në veri të vendit.
Ai në “Debat Plus” ka thënë se Qeveria e Kosovës, negociatorët, kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi kanë pranuar që kanë eskaluar. Ai shton se ne jemi duke i pranuar tri pikat të cilat kishte thënë Miroslaw Lajçak të zbatohen.
“I kemi pranuar tri pikat e Lajçakut që pati thënë t’i zbatojmë.
- Deeskalimi që nënkupton eskalimin e mëhershëm;
2. Zgjedhjet e reja që u mobilizuam ta bëjmë një Udhëzim Administrativ, për t’i bërë zgjedhjet e reja;
3. Kthimi në dialog i cili do të ndodhë më 14 shtator.
Dmth ne i kemi pranuar këto pika, ndoshta vetëm duke blerë pak kohë”, ka thënë Hoxha.
Tutje, Hoxha ka thënë se para se të pranohej nga aktorët e shtetit, ai ka besuar se Kosova nuk ka ndikuar në eskalimin e situatës në veri të vendit.