Hoxha: Kërkesat e ndërkombëtarëve janë në favor të Kosovës

Ylli Hoxha, analist

Kërkesat e ndërkombëtarëve sa i përket çështjes së veriut, sipas Yll Hoxhës, nuk shkojnë në disfavor të Kosovës. Ai në “Debat Plus”, tha se tri kërkesat e tyre, siç janë mbajtja e zgjedhjeve komunale në veri, pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje dhe shpejtimi i zbatimit të marrëveshjes, janë të gjitha në favor të Kosovës.

Hoxha tha se veprimet e Qeverisë së Kosovës në veri janë bërë për ta rikthyer vëmendjen te zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

“Kërkesat që kanë dalë nga BE dhe ndërmjetësuesit nuk janë në disfavor të Kosovës, deeskalimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve në veri me pjesëmarrje të serbëve, zbatimi i marrëveshjes, të trijat janë në interes të Kosovës. Hipoteza ime pa informata, pse kam konsideruar pse kryeministri ka pasur nevojë ta nxisë një problem në mënyrë që me rikthy vëmendjen te zbatimi i saj, kam konsideruar që është pengesa që Serbia ka bërë në zbatimin e marrëveshjes”, ka thënë ai.

Hoxha theksoi se marrëveshja e Ohri, duhet të zbatohet në tërësi dhe se Asociacioni duhet të formohet sipas kushteve të marrëveshjes.

Ai tha se Serbia duhet të dënohet për shkeljen e marrëveshjes dhe se një gjë e tillë më nuk duhet të tolerohet.

“Ajo duhet të zbatohet në tërësi, nuk ka nen që e mbizotëron dytin apo tretin. Asociacioni duhet të bëhet si pjesë implementimi të përgjithshëm të kushteve të marrëveshjes. Shkelja që e bën Serbia në KiE, në zgjedhje, nuk duhet të tolerohen. Obligimi për Asociacionin duhet të merret seriozisht. Nëse kemi mbërritur që deri në fund të kësaj jave, të kemi një bashkësi ndërkombëtare që e shikon këtë situatë në mënyrë agresive dhe na kërcënon me ultimatum të dyja palët, mendoj që është arritur progresi dhe duhet Qeveria të kthehet prapa”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika