Hoxha kërkon deklaratë publike nga krerët e shtetit për Faton Hajrizin si përgjigje ndaj Daçiqit

Avokati Asdren Hoxha ka kërkuar një deklaratë publike nga autoritetet kosovare, për të sqaruar se Faton Hajrizi ka qenë kundër institucioneve të Kosovës dhe është i arratisur nga autoritetet kosovare, duke theksuar se akti për të cilin akuzohet është një veprim individual dhe jo i organizuar nga Kosova

Faton Hajrizi është akuzuar për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri në Serbi, ndërkohë që ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka bërë propagandë politike, duke e ka cilësuar këtë rast si një “akt të organizuar nga Kosova”.

Për këtë, avokati Asdren Hoxha ka kërkuar një deklaratë publike nga autoritetet kosovare, për të sqaruar pozicionin e Kosovës ndaj Hajzirit.

Hoxha ka theksuar se Kosova duhet të deklarojë se Hajrizi ka qenë kundër institucioneve të Kosovës dhe është i arratisur nga autoritetet kosovare.

Sipas tij, është e rëndësishme të vihet në pah se Hajrizi nuk ka pasur asnjë mbështetje nga Kosova dhe se akti për të cilin akuzohet është një veprim individual dhe jo i organizuar nga shteti kosovar.

“Duhet të ketë një deklaratë zyrtare sa më shpejt, që të sqarojë se personi ka qenë i arratisur. Si mund të thuhet që ky akt terrorist vjen nga Kosova, kur ky person ka qenë kundër institucioneve të Kosovës, kundër ligjve të Kosovës, kundër Policisë së Kosovës. Pra, nuk ka lidhje logjike që ky akt të jetë organizuar nga Kosova, kur ai ka ikur nga Kosova”, ka thënë Hoxha.

Hoxha gjithashtu ka theksuar se dikush në Serbi mund të shfrytëzojë vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në Beograd për të politizuar këtë rast më tej.

“Pra, unë mendoj që nesër apo në ditët në vijmë do të sqarohet edhe vetë MUP-i serb, ka me ardhë me një konkludim që është çështje krejt individuale, dyshimet kanë ekzistuar dhe kjo çështje do të sqarohet. Por reagimi duhet të vijë në kohë, sidomos para ditës së nesërme se kur do të i bëhen pyetje kancelarit Scholz”, ka thënë Shala në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika