Analisti Dibran Hoxha, në “Debat Plus” ka thënë se Qeveria aktuale nuk ka vullnet të merret me çështjen e veteranëve.
“As nga kjo qeveri nuk ka vullnet me u marrë me këtë çështje (të veteranëve)”, ka thënë Hoxha, duke shtuar se përgjegjësia është shtetërore se si Qeveria trajton shtresat sociale duke përfshirë këtu edhe kategoritë e dala nga lufta.
Sipas Hoxhës, nëse Qeveria do të kishte vullnet çështja e veteranëve do të zgjidhej brenda javës.
“Këtu tek ne kemi pasur disa dështime, në radhë të parë shtetërore, të trajtimit të çështjes së luftës”, ka thënë tutje Hoxha.