Hoxha kritikon VV-në: Duhet të shkojmë në zgjedhje, s’po munden të funksionojnë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se për shkak të bojkotit të punimeve të Kuvendit nga ana e mazhorancës vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Duke theksuar se situata e sigurisë duhet të kihet ne vëmendje nëse shkojmë ën zgjedhje të parakohshme

Analisti, Ylli Hoxha

“Me u bojkotu prej shumicës është mos me njoft institucionin … Duhet të shkojmë në zgjedhje, është demostru që shumica nuk mundet me funksionu, është shumica më e madhja që e kemi pasur najherë… Nëse nuk mund t’i bëjnë 61 deputet çdo seance duhet të shkojmë në zgjedhje”.

Kjo kritikë partisë në pushtet, VV-së, i erdhi nga analisti, Ylli Hoxha, në Debat Plus, gjersa ishte duke komentuar bojkotin e mazhorancës në Kuvend. Gjithashtu, shkaku i këtij bojkoti Hoxha ka theksuar se duhet vendi të shkojë në zgjedhje.

Hoxha ka thënë se bojkot i deputetëve të shumicës duhet të qortohet dhe të penalizohet, duke theksuar VV-së i duhet një rifreskim.

“Me e bojkut prej shumicës s’është mos me njoft institucionin, mendoj që do qortimin që do kritikë të rëndë publikë. Nuk guxon kurrë shumica me ardhë në situatë me bojkotu, çka do që është tema… por kjo është kosto e të qenit në Qeveri.

Nuk bojkotohet prej shumicës Kuvendi, për këtë duhet të ketë një lloj penalizmi… arseja pse unë e kam një shqetësim për zgjedhe, kushtet janë shumë të mira, mendoj që Qeveria nuk ka demostu me këtë ekip energji të mjaftueshëm për të dhënë rezultatin e premtim, ndodhë ka nevojë për rifreskim. Vetëm një problem është situata e sigurisë e brishtë, ne kemi pasur sulm në veri, mund të kemi gjendje më të rëndë në të ardhshëm”, ka thënë Hoxha.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika