Hoxha: Kryeministri duhet të tërhiqet nga dialogu nëse i kërkohet ta shkelë Kushtetutën

Dibran Hoxha- analist politik

Marrëveshja me Serbinë, sipas analistit politik, Dibran Hoxha, duhet të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.

Ai në emisionin “Five”, ka thënë se nëse ekipit të kryeministrit Albin Kurti i kërkohet ta shkelë Kushtetutën, atëherë sipas tij, Kosova duhet të tërhiqet nga dialogu me Serbinë.

“Brenda draft-statutit që doli në media, është sa mundemi të qëndrojmë brenda Kushtetutës. Deklaratat e Valery tha që ky draft-statut nga ekipi është pikënisje e mirë. Nëse është pikënisje e mirë? Është pikënisje e gabuar. S’e dimë nga do të na çojë. Ekipi, kryeministri dhe të tjerët, duhet të tërhiqen nëse prapë është ‘merre ose merre’ një draft-statut tjetër, që është jashtë kushtetutës”, ka thënë ai.

Sipas Hoxhës, nëse pranohet një marrëveshje antikushtetuese, atëherë shteti i Kosovës shndërrohet në shtet joserioz.

“Ekipi dialogues, kryeministri dhe të tjerët, pranojnë të hyjnë në njëlloj procesi dhe pranojnë diçka jashtë kushtetutës, i bie që shndërrohemi në një republikë hajgare joserioze. Megjithatë, disa çështje po dërgohen në Kushtetuese, kemi bazë të mirë juridike për të garantuar funksionimin e shtetit”, ka thënë ai.

Në rast se ndodh një gjë e tillë, Hoxha ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të rrëzohet përmes protestave në rrugë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika