Analisti Dibran Hoxha ka thënë se nuk duhet që kryeprokurori dhe drejtësia të varet nga “dëshira, vullneti i një politikani”.
“Në një formë ose tjetër nuk duhet kryeprokurori dhe drejtësia të varet nga qefet, dëshirat, vullnetet e një politikani të çdolloj partie”, ka thënë Hoxha.
“Por, kjo kur vendoset si parim, duhe të vlejë për të gjithë dhe kur ne synojmë që të krijojmë shtet të së drejtës, atëherë i bie që këto parime juridike t’i respektojmë sepse kemi vendosur të jetojmë në një Republikë të tillë”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus“.