Hoxha: Kurti është hakmarrës i qytetarëve që nuk mendojnë si ai

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka kritikuar kryeministrin Kurti për vendimin e 10 gushtit për zbatimin e projekteve kapitale në disa komuna duke thënë se "kryeministrit Kurti duhet t'i rikujtohet që nuk është duke i ndarë paratë e LVV-së por të shtetit të Kosovës"

Eliza Hoxha
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka reaguar në lidhje me vendimin e 10 gushtit të Qeverisë së Kosovës lidhur me rialokimin e mbi një milion eurove në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal për zbatimin e projekteve kapitale, që sipas saj komunat të cilat kanë përfituar më së shumti janë ato të Lëvizjes Vetëvendosje, më saktësisht, komunat siç janë Gjilani, Kamenica, Podujeva dhe Shtimja.

Hoxha përmes një postimi në Facebook ka thënë se “Kryeministri KURTI është hakmarrës i të gjithë qytetarëve që nuk mendojnë si ai” duke shtuar se gati se të gjitha komunave që nuk qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje nuk u ndahet buxhet nga Qeveria Kurti.
Ajo ka shtuar ndër të tjera se kryeministrit Kurti duhet t’i rikujtohet që nuk është duke i ndarë paratë e LVV-së por të shtetit të Kosovës.
No photo description available.
Postimi i deputetes së PDK-së, Eliza Hoxha

Ndryshe më 10 gusht në mbledhjen e 92-të të Qeverisë së Kosovës janë rialokuar 1 milion e 80 mijë e 768 euro në Ministrinë e Administratës të Pushtetit Lokal për zbatimin e projekteve kapitale, në përputhje me shtatë marrëveshjet e mirëkuptimit për projektet kapitale të nënshkruara nga Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarët e komunave: Klinë, Gjilan, Obiliq, Podujevë, Shtime, Istog dhe Kamenicë.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika