Hoxha: Kurti ka të drejtë në raport me ndërkombëtarët, por kjo nuk nënkupton sukses

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, ka të drejtë në raport me ndërkombëtarët por sipas tij, kjo nuk sjellë dobi

Ylli Hoxha, analist

Analisti politik, Ylli Hoxha, i ka dhënë të drejtë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sa i përket ballafaqimit me ndërkombëtarët.

Hoxha, tha se përkundër që Kurti ka të drejtë, kjo nuk nënkupton se do të ketë edhe sukses, derisa shtoi se vazhdimi i marrëdhënieve negative me aleatët, nuk i shërben Kosovës.

“Kurti sipas meje ka të drejtë në këtë ballafaqim me bashkësinë ndërkombëtare, por kjo e drejtë nuk nënkupton se ka sukses. Është konsolidu pozicioni i bashkësisë ndërkombëtare, që tri pikat e Borrellit duhet të zbatohen, madje është konsolidu se ka sanksione nëse nuk zbatohen. Vazhdimi në këtë marrëdhënie mendoj që nuk është i dobishëm për Kosovën”, ka thënë ai.

Hoxha tha se kryetarët e komunave veriore duhet të japin dorëheqje sepse sipas tij popullata atje nuk i dëshiron ata për kryetar.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika