Hoxha: LDK e PDK filluan fushatën me tubime tejet të suksesshme, VV e ‘zbehtë’

Analisti Ylli Hoxha ka komentuar hapjen e fushatës parazgjedhore të partive politike për zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Ai ka thënë se për partitë politike hapja e fushatës me prani të borës është ‘kiamet’.

‘’Ajo çfarë pamë në fund të ditës, mendoj se LDK e PDK kanë pas tubime tejet të suksesshme…paraqitje ndonëse i kemi prit. Mungesa e AAK-së me një tubim të madh mendoj se ka pas të bëjë me pjesën organizative të fushatës…besoj se ka të bëjë me aspekte logjistike edhe te AAK-ja edhe te VV-ja, arsyeja pse ka shku në Gjakovë besoj se është e tillë’’, ka thënë ai.

Hoxha e ka quajtur të palogjikshme fillimin e fushatës së Vetëvendosjes në Gjakovë.

‘’Gjakova në asnjë moment të zhvillimit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka pasur organizatë aq të fortë sa për të ju besu organizimi i tubimit të parë e as të fundit. Ka qenë organizata më modeste se në pjesë të tjera të vendit’’.

‘’Kjo ka ndiku që kishte një zbehtësi të tubimit të parë të Lëvizjes Vetëvendosje, ne pritshim që ka me qenë tubimi shumë më i madh se sa i LDK-së dhe PDK-së’’, ka thënë ai.

Hoxha ka thënë se në ditën e parë të fushatës parazgjedhore PDK dhe LDK janë fitues sa i përket tubimeve.

”Me tubime më të mira, më të mëdha, me vizualiteti më të mirë, me koreografi… dhe kjo besoj do të jetë një shuplakë për pjesën organizative të shtabit të Vetëvendosjes”.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika