Në fillim të fushatës zgjedhore, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) prezantoi programin e saj për sistemin e drejtësisë, të cilin analisti Ylli Hoxha vlerësoi si një produkt serioz, duke theksuar se është diçka që nuk ka qenë zakonshme në skenën politike të Kosovës.
Hoxha ka deklaruar se pak subjekte politike kanë dhënë kaq përkushtim ndaj një programi për fushatën zgjedhore deri më tani.
Sipas tij, pjesa që trajton drejtësinë duket mjaft agresive, duke kërkuar ndërhyrje në Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), dhe sistemin gjyqësor, si një hap i parë, dhe mundësinë e ndërhyrjes në nivelin e gjyqtarëve dhe prokurorëve si hap i dytë.
“Programi i LDK-së është tjetër serioz si produkt, është për aplaudim sepse elektoratit i prezantohet diçka serioze e që nuk ka qenë rëndomtë në skenën politike, të rralla kanë qenë subjketet politike që i kanë dhënë përkushtim programit deri sot. Por, sidoqoftë me e analizu i të tërë programi jo vetëm drejtësia, q i ka mbi 4 mijë fjalë tekst, që përmban komplet gjërat që duhet të adresuar në sistemin e drejtësisë, që shihet si pak agresiv. Është me kërkesë të theksuar të Vettiungut, pra e shohin Vttiungun në një fazë të parë të KPK dhe gjyqësor, mirëpo si hapë të dytë parashohin edhe intervenimin në nivel të gjyqtarëve prokurorëve”, ka deklaruar Hoxha në Debat Plus.
Ai vlerëson se LDK-ja po bën përpjekje për të paraqitur një program serioz dhe të qëndrueshëm, që mund të ndryshojë skenën politike të vendit.