Hoxha: Marshi s’është politik, por mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka thënë se marshi për ish-krerët e UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë nuk është politik, por vetëm mbështetje për ta

Eliza Hoxha, deputete e PDK-së

Gjatë fundjavës në Prishtinë do të mbahet marshi për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së që janë duke u gjykuar në Hagë, organizuar nga platforma “Liria ka emër”.

Një nga organizatoret e këtij marshi, Eliza Hoxha, ka thënë se organizimi nuk është politik, por sipas saj është mbështetje për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, të cilët po gjykohen padrejtësisht.

Vendimet që merren atje sipas Hoxhës mund të ndikojnë edhe në të ardhmen e Kosovës.

“Sepse marshi nuk është politik, është demonstrim i solidarizimit dhe mbështetjes për ata që janë në Hagë, atje ku në fund fare nuk diskutohet vetëm e kaluara, por vendimet që do të merren mund ta prekin edhe të ardhmen e Kosovës por edhe atyre që do të lindin në një kohë tjetër”, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se të gjitha partitë politike janë të mirëseardhura të bashkëngjiten dhe se sipas saj ftesa është publike për të gjithë ata që kanë dëshirë të marrin pjesë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika