Hoxha mban takim me drejtorët rajonalë të PK-së, diskutojnë për uljen e trendit të krimit dhe sigurinë në trafik

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha, ka mbajtur takim pune me menaxhmentin e lartë dhe drejtorët rajonalë të Policisë së Kosovës. Në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme që prekin fushën e sigurisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, këtë të premte ka mbajtur takim pune me menaxhmentin e lartë dhe drejtorët rajonalë të Policisë së Kosovës.

“Në këtë takim u diskutua për tema të ndryshme që prekin fushën e sigurisë, ndër të tjera për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe uljen e trendit të krimit, sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e prezencës policore”, njofton Policia e Kosovës.

Gjatë këtij takimi është vlerësuar se plani operativ “Goditja” ka dhënë rezultate pozitive në fusha të ndryshme, ku u vlerësua që të vazhdohet edhe me plane konkrete në të ardhmen, me qëllim të arritjes së objektivave strategjike dhe operative të PK-së.

“Me qëllim të arritjes se rezultateve pozitive në vazhdimësi në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e veprimtarive kriminale dhe uljen e trendit të krimit, sigurinë në trafik, parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e prezencës policore është hartuar Urdhri Operativ ‘Targeti’, i cili pritet të hyj në implementim e përmes së cilit parashihen veprime konkrete policore në të gjitha nivelet dhe rajonet policore”, njofton tutje Policia e Kosovës.

Tutje, në këtë njoftim thuhet se drejtori i policisë ka ofruar mbështetjen e tij për pjesëtarët e PK-së, respektivisht drejtorët kompetentë, në adresimin e çështjeve të rëndësishme, me qëllim të arritjes së objektivave si dhe ka kërkuar angazhim maksimal nga të gjithë punonjësit e PK-së në kryerjen e detyrave dhe avancimin e mëtejmë të punës policore në shërbim të qytetarëve të vendit.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika