Hoxha: Ministria e Arsimit shpenzoi 20 milionë euro për tekste shkollore që mund të ishin blerë për 5 milionë euro

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për menaxhimin e dështuar të teksteve shkollore, duke theksuar se qeveria ka shpenzuar 20 milionë euro për tekste që mund të ishin blerë për 5 milionë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, ka kritikuar Ministrinë e Arsimit për menaxhimin e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor.

Ajo ka akuzuar Ministrinë për dështimin në sigurimin e teksteve për nxënësit, duke theksuar se kjo i ka kushtuar shtetit 20 milionë euro, ndërkohë që oferta zyrtare e shtëpive botuese ishte vetëm 5 milionë euro.

“Ministria e Arsimit e ka shkelur ligjin që parasheh ofrimin e teksteve shkollore falas dhe ka bërë që të njëjtat tekste të blihen shumë më shtrenjtë,” deklaroi Hoxha.

Hoxha theksoi se përmes këtij “eksperimenti”, qytetarët paguajnë më shumë për tekstet shkollore, duke cituar se një libër me çmim të deklaruar 7 euro shitet për 12 euro në librari.

“Nëse shumën e shtuar prej 5 eurosh për çdo libër e shumëzoni me numrin e nxënësve, rezulton se për një libër shpenzohen mbi 1 milion euro më shumë,” tha ajo.

Deputetja kërkoi që ky “eksperiment” të hetohet urgjentisht nga prokuroria kompetente për t’i ndalur praktikat e dyshimta dhe për t’i mbrojtur interesat e qytetarëve.

Shija e redaktorit

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

DASH lidhur me aktakuzën për Banjskën: Të respektohet procesi gjyqësor

Shtetet e Bashkuara tha se inkurajojnë respektimin e procesit gjyqësor dhe të sundimit të ligjit, pasi Kosova ngriti aktakuzë lidhur me sulmin e armatosur...

Të fundit nga rubrika