Hoxha nga Peja publikon momentin kur veturës së tij një person i maskuar ia vë zjarrin(Video)

Hoxhë, Eroll Rexhepi, ka publikuar një video në rrjetin e tij social Facebook, ku shihet një person duke ia vënë zjarrin veturës së tij të mërkurën në mëngjes rreth orës 03:07 minuta.

“Sot rreth orës 03:07 am, para shtëpisë sime në lagjen Kapeshnicë, rruga Rozafa në Pejë, një person gjysmë i maskuar ia ka vënë flakën me lëndë djegëse makinës sime duke e djegur në tërësi dhe duke shkaktuar dëme të tjera”, ka njoftuar Rexhepi.

Më tej, ai ka thënë se i është mirënjohës Zotit, që nuk kishte dëme në jetët e njerëzve dhe përreth shtëpive të tjera.

“Kërkoi me ngulm nga Policia e Kosovës, Prokuroria dhe aktorët e rendit e sigurisë që sa më shpejt të zbulojnë nxitësin dhe kryesin e këtij akti qyqar!”, ka qenë kërkesa e tij për organet e rendit.

Më tej, ai ka falënderuar Policinë e Kosovës, zjarrfikësit, dhe fqinjët e tij.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova, “më datë 08.03.2023, rreth orës  03:45, Policia është informuar se në Rrugën ” Rozafes” në Pejë, një veturë është përfshirë nga zjarri”.

“Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, gjithashtu edhe njësiti i zjarrfikësve të cilët kanë arritur ta shuajnë zjarrin”, ka thënë ai.

Ndërkohë ai ka përfunduar duke thënë se rasti është duke u hetuar nga Policia, dhe është cilësuar si “Zjarrvënie”.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika