Analisti Yll Hoxha, ka thënë se, liderëve kosovarë po iu mungon strategjia për ta bindur Amerikën për takime të rangut të lartë.
“Ndërsa ata të kenë bindjen se edhe ne iu duhemi diçka, por kjo punë kërkon angazhim më të madhe të politikës së jashtme, edhe diasporës shqiptare në Amerikë, edhe lobit shqiptar pasi ky i fundit që një kohë të gjatë është i lodhur e i përgjumur”.
Sipas analistit, Kosova në agjendën e Shteteve të Bashkuar të Amerikës që dhjetë vjet është shumë poshtë, “por pas dhjetë vjete hera e parë kur kemi qenë lart në agjendën e tyre, ka qenë ajo kur është tentuar që të bëhet marrëveshje të gabuar”.
Hoxha, gjithashtu, ka shtuar se politika e jashtme ka mangësi të mëdha, dhe kjo është ende me zhgënjyes pasi “Ministria e Punëve të Jashtme e cila duket ende ma e çakorduar sesa e kemi pritur” ka thënë Yll Hoxha.