Hoxha: Nuk pres që Trump do të ndikoj në krijimin e qeverisë

Analisti Yll Hoxha ka thënë se nuk pret të rritet ndonjë intensitet i ndikimit amerikan në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë.

Megjithatë, ai ka thënë se çfarëdo tentative për ta shtu përfshirjen e të Richard Grenell në fushatën zgjedhore në Kosovë, sipas tij do të jetë në dobi të pozitës.

‘’…do të jetë në dobi të pozitës ndonëse mund të vije me idenë se do ta dëmtoj pozitën. Pra, një konfrontim që ai mund ta bëjë nëpër portale e rrjete sociale, nuk do të thotë që automatikisht e dëmton[Kurtin] përkundrazi mund ta nxit votën e cila e kujton vitin 2021… rrëzimin e qeverisë Kurti I dhe krijimin e tjetrës’’, ka thënë ai.

Hoxha tutje ka thënë se as presidenti amerikan Donald Trump nuk do të ndikoj në krijimin e qeverisë së re pasi që ai do të punoj me secilën qeveri që e zgjedhin qytetarët e Kosovës.

‘@Nuk është problem për ta të komunikojnë me çfarëdo qeverie’’, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Sot mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të...

Sot (e premte) në sallën “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 61-të të Policisë së Kosovës. Nga ora...

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Të fundit nga rubrika