Hoxha: Opozita llogariti gabimisht, mendoi se Kurti s’do ta pranonte planin

"Opozita llogariti gabimisht, mendoi se Kurti s'do ta pranonte planin evropian", kështu ka deklaruar analisti politik, Dibran Hoxha

Dibran Hoxha, analist politik

Analisti politik, Dibran Hoxha, në lidhje me raportimin se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë shprehur të shqetësuara lidhur me deklaratat e bëra nga opozita për kundërshtimin e propozimit evropian, ka thënë se është faji i opozitës nëse që nga fillimi i takimeve të tyre me ndërkombëtarët nuk i kanë bërë të qarta artikulimet e tyre për kundërshtimin e këtij plani.

Hoxha në emisionin “Five” të RTV Dukagjini, ka thënë se në parim ndërkombëtarët do të duhej që të paktën të garantonin një liri të pozicioneve të partive opozitare nëse kanë qenë të artikuluara pozicionet e opozitës qysh në fillim.

“Ndërkombëtarët në parim do të duhej të ishin njëzëri që çfarëdo ndërhyrje që partitë opozitare i kanë për qëndrimet e tyre politike për planin evropian, do të duhej në parim të ishin më të kujdesshëm dhe të garantonin një liri demokratike të pozicioneve. Nëse ka pasur qëndrime dhe ato cenohen do të duhej të ishin të artikuluara, nëse opozita ka bërë një analizë të gabuar që Kurti nuk do ta pranojë planin, kur kanë ndërruar pozicionet ka ndërruar edhe pozicioni i tyre”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, opozita ka llogaritur gabimisht qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ndaj propozimit evropian.

“Kur e panë që Kurti po e pranon planin, e kanë goditur përmes planit, por meqë si opozitë që në takimin e parë nuk ua ke bërë të qartë artikulimet e tua për planin, s’mund ta kundërshtosh Kurtin përmes këtij plani”, ka vijuar ai.

Sipas tij, problemi i opozitës është me Kurtin dhe me qëndrimet e tij, e jo në tërësi me propozimin e BE-së.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika