Hoxha: Opozita propozoi 26 janarin për zgjedhje pasi është muaji më depresiv për qytetarët

Analisti politik, Ylli Hoxha ka theksuar se partitë opozitare kanë propozuar 26 janarin si datë për zgjedhje, sepse është muaji më i vështirë dhe depresiv për qytetarët, kështu për ta sfiduar Qeverinë

Analisti politik Ylli Hoxha ka ndarë mendimin e tij mbi propozimin e tri partive opozitare për të caktuar 26 janarin si datën për zgjedhjet e ardhshme.

Sipas Hoxhës, ky propozim është një lëvizje strategjike dhe logjike nga ana e opozitës, pasi janari është muaji më i gjatë dhe më i vështirë financiarisht për qytetarët.

“Është fundi i muajit më të gjatë në botë, pra janari, do të thotë njerëzit janë më të shpenzuar dhe është një periudhë më depresive e shoqërisë”, ka deklaruar Hoxha, duke shtuar se kjo periudhë është gjithashtu e shënuar nga rritja e llogarive që duhet të paguhen.

Sipas tij, kjo bën që data e propozuar të jetë më e disfavorshme për qeverinë.

Hoxha gjithashtu sugjeroi se Lëvizja Vetëvendosje (VV) mund të kërkojë një datë tjetër brenda shkurtit, duke krijuar një debat të ri që vendimi t’i mbetet presidentes Vjosa Osmani.

“VV-ja mund ta imponojë një datë krejt tjetër përmes dorëheqjes”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika