Hoxha: Organizmi i zgjedhjeve në veri nga OSBE-ja, hap prapa për Kosovën

“Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës. Kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën”

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj, ka thënë se kërkesa që zgjedhjet në veri të Kosovës të përsëritin dhe të organizohen nga OSBE-ja paraqet “një kthim prapa për Kosovën”.

Hoxhaj, ka thesar se organizmi i zgjedhje në veri të vendit është krye nga KQZ-së e Kosovës.

“Në dekadën e kaluar, organizimi i zgjedhjeve në veri të Kosovës është kryer ekskluzivisht nga KQZ-ja e Kosovës. Kërkesa që zgjedhjet të përsëriten në veri dhe të organizohen nga OSBE-ja, paraqet një kthim prapa për Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Më herët ministri i jashtëm maqedonas njëherësh edhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka prezantuar planin e OSBE-së për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës.

Një ndër pikat e këtij plan-propozimi 9 pikësh që OSBE-ja mbështet procesin zgjedhor, duke rritur besimin dhe besueshmërinë dhe konfidencën ndërmjet komuniteteve.

Osmani prezanton planin 9-të pikësh të OSBE-së për de-eskalimin e situatës në veri të Kosovës

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika