Hoxha: Pacolli është deputet, ka të drejtë të përfshihet në debat politik

Analisti politik Ylli Hoxha ka komentuar debatet e fundit që përfshijnë ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, dhe kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli.

Hoxha ka theksuar se përmendja e Pacollit nga ministri Peci është e panevojshme, pasi Pacolli, si deputet, ka të drejtë të përfshihet në diskutimet politike.

“ Me rëndësi që proceset, Ministri ka me i justifiku proceset që ndodhin fundi tij. Komunikimet me Pacollin është kot. Sepse Pacolli është deputet dhe ka të drejtë me u përfshirë në debatin politik. Brenda këtij debate që kërkohet llogaridhënie. Dhe me ia përmend se është duke dhënë llogaridhënie për hetimin e vrasjes, e papranueshme. Duhet me u fokusu si ministër, sesa të rëndë janë akuzat. Ministrat paguhen për llogaridhënie, për punët e kryera etj. Pjesa tjetër e Debatit, dil pas një jave dhe thuaj çkado”, tha Ylli Hoxha.

Duke folur për zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara për 9 shkurt 2025, Hoxha nënvizoi se sfida kryesore për Qeverinë Kurti do të jetë përsëritja e rezultateve të vitit 2021.

Nga ana tjetër, për partitë opozitare, veçanërisht PDK-në dhe LDK-në, strategjia e tyre do të përqendrohet te ulja e mobilizimit qytetar.


Hoxha shtoi se politika e fushatës zgjedhore nga Kurti do të jetë “individuale” sesa “organizative” dhe fokusi kryesor do të jetë prioritizimi i sovranitetit, sigurisë dhe raportet me Serbi, e ekonomia do të jetë plan i dytë nga ana e tij.

“Temat janë që e përcaktojnë favoritin për fitimin e zgjedhjeve. Varësisht që qytetarët e një vendi e konsiderojnë prioritet, atëherë konsiderohet përshtatshmëria e organizatës dhe individi. Qeto zgjedhje, Kryeministri Kurti ka me pas afinitet për me ba fushatë individale sesa organizative. Ka me u mundu me u prioritizu sovranizimin, sovranitetin, sigurinë si temë kryesore e rend dytë ekonominë. Opozita tani ka filluar që komplet temat e ekonomisë me I shndërru si prioritete të vete. Se sa do të arrijnë ata do të jetë edhe faktori determinues I përcaktimit të votes. Element tjetër është edhe inercia. Në çdo zgjedhje nuk ka restart, hajde po fillojmë lojën prej fillimi. Pra ekziston elementi I inercisë, ka grumbullim të përkrahjes dhe humbje graduale të përkrahjes.  Nuk pritet në çfarëdo rrethane që partia e 4 me 30%. Mund të ketë rritje, por jo më shumë. Edhe partia kryesore mund të humb por nuk zhduket.  Beteja do të jetë për VV-në do të jetë përsëritja e rezultatit për 2021. Dhe për të tjerët zvogëlimi sa më i madh i VV-së , në pamundësi të krijimit të qeverisë së VV.  Besoj, PDK dhe LDK kanë strategji më të mire, determinuese për rënien e votave do të jetë mos mobilizimi I qytetarëve dhe dalja e ulët e qytetarëve”, shtoi Hoxha.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika