Hoxha për aksionin e sotëm në veri: Kosova t’i shmanget grackave të strukturave kriminale

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, në lidhje me aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veri, ku u arrestua Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’” ka thënë se Kosova me intervenimet e tilla duhet t’i shmanget grackave të tilla të strukturave kriminale serbe.

Në emisionin “FIVE”, Hoxha intervenimin e Policisë gjatë arrestimit të të dyshuarit “Llune” e ka quajtur plotësisht legjitim, por sipas tij, Kosova duhet të ketë kujdes me grackat e strukturave kriminale serbe të dirigjuara nga Vuçiq.

“Tensionimi ishte natyrshëm brenda pritjeve, tensionim i ndërkohshëm është i kalkuluar sa i përket strukturave serbe, Policia e Kosovës me intervenimet e ligjshme mos të bjerë në grackat e tyre të dirigjuara nga presidenti Vuçiq. Kosova t’i shmanget këtyre grackave, të jetë koordinimi me partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Hoxha.

Sanksionet e mundshme të ShBA-së ndaj Kosovës, të cilat janë diskutuar ditëve të fundit për shkak të tensionimit të situatës në veri, Hoxha ka thënë se janë alarm se Kosova është në një vijë të kuqe me veprimet e fundit.

“Nga deklarimet zyrtare të partnerëve ndërkombëtarë, të cilët kanë ngritur akuza ndaj qeverisë dhe Kurtit, janë një alarm për këtë strategji që e ka ndërtuar Kosova tashmë, është në një vijë të kuqe dhe i kemi parë veprimet e fundit, unë konsideroj që sanksionet vetëm janë jetësuar duke filluar nga Defender 23, sanksione nuk është vetëm dërgimi i bombave mbi qiejt e shteteve, nëse ndonjë tension ndodh pa një planifikim, koordinim nëse bëhet temë e mediave prestigjioze, atëherë, sanksionet janë shumëdimensionale, ato po i përjetojmë çdo ditë”, ka thën Hoxha.

Ai shpreson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të ketë koordinim me partnerët ndërkombëtarë në ditët në vijim, në lidhje me shtensionim të situatës.

Ndryshe, rreth orës 13:00 të së martës, në Mitrovicë të Veriut janë dëgjuar sirena alarmi.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se tre pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë të lënduar gjatë një aksioni në veri.

Sipas tij, Policia e Kosovës në këtë aksion e ka arrestuar Milun Milenkoviq- Llune, “një nga udhëheqësit e formacionit kriminal ‘Mbrojtja Civile’”.

Sipas Sveçlës, i njëjti ka qenë edhe organizatori kryesor i sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan para dy javësh.

Serbët lokalë kanë organizuar protesta në tri komunat në veri të Kosovës, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq rregullisht prej 29 majit, për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika