Hoxha për angazhimin e policëve nga komunitetet në veri: Sinjal pozitiv, konsistencë e zhvillimit progresiv të policisë

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha për angazhimin e disa policëve të rinj e disa prej tyre serb në veri, ka thënë se një gjeneratë e re në Policinë e Kosovës është një konsistencë e zhvillimit progresiv të policisë

Njohësi i sigurisë, Valdet Hoxha

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, për angazhimin e disa policëve të rinj e disa prej tyre serb në veri, ka thënë se një gjeneratë e re në Policinë e Kosovës është një konsistencë e zhvillimit progresiv të policisë.

Hoxha ka thënë se çdo gjeneratë e re e policisë është një sinjal pozitiv.

“Natyrshëm duke parë përqindjen e policisë në veriun e Kosovës, natyrisht që është e pritshme dhe ligjore madje është edhe obligative t’i shërbejnë komunitetit gjuhën e të cilit e flasin. Në këtë kuptim është pozitive, por shqetësuese është numri i vogël i të interesuarve dhe madje edhe ky numër i vogël siç po shihet do të ketë telashe për të vazhduar më tej, nëse vazhdojnë në mënyrë të orkestruar shantazhet, kërcënimet përmes platformave online ruse dhe serbe”, ka thënë Hoxha.

Ai ka thënë se kjo bëhet në dy fronte, duke i dekurajuar të rinjtë që të aplikojnë në konkursin që përsëri është i hapur dhe duke i kërcënuar që të mos vazhdojnë më tutje procedurën e trajtimit fushor të policëve të rinj.

Hoxha ka shtuar se në aspektin e sigurisë gjithçka është në rregull me hapjen e konkursit dhe dhënies së të drejtës për të aplikuar rekrutët që i plotësojnë kriteret ligjore. Por, sipas tij, duke i njohur specifikat e rajonit në pjesën veriore të vendit, Hoxha shprehet se Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të ketë koordinim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Gjatë ditës së sotme, një grup prej 74 policësh të rinj nga komunitetet e Kosovës kanë filluar trajnimin e tyre në veri të vendit.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani, e ka konfirmuar lajmin për Portalin Dukagjini.

Po ashtu, Elshani ka bërë të ditur se nga 74 policë, 45 prej tyre janë të komunitetit serb, 17 janë boshnjakë, tre janë turq, katër egjiptianë, dy janë pjesëtarë të komunitetit rom dhe dy nga ta janë ashkali.

Ai ka thënë se policët aktualisht ndodhen në fazën e trajnimit të brendshëm, që përfshin sektorë të ndryshëm, si patrullimi, menaxhimi i trafikut, hetime dhe shërbimet operative.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika