Hoxha: Për BE-në interes madhor është Serbia

Gjatë së martës është mbajtur e ministrave në Këshill të Evropës, ku është diskutuar për agjendën e takimit të 17 majit, por nuk është vendosur nëse votimi për anëtarësim (në KiE) për Kosovën do të jetë pjesë e takimit.

Këtë e ka komentuar analisti Ylli Hoxha, i cili ka thënë se për shtetet kryesore të Bashkimit Evropian “interes madhor” është Serbia e jo Kosova.

“Bashkimi Evropian, gjegjësisht shtetet kryesore anëtare, po ia njohin Serbisë, që duke e sabotuar procesin negociator të na mbajë peng edhe neve. Kjo deshifrohet, duke e kuptuar se interesi madhor i këtyre shteteve në fakt është Serbia, ndërsa ne (Kosova) jemi interesi periferik. Derisa nuk i shërbejmë interesit madhor të përafrimit nga perëndimi, ne jemi të pavlefshëm. Nuk e qajnë kokën për ne”, ka thënë Hoxha në “Debat Plus”.

Kujtojmë se Gjermania dhe Franca vazhdojnë të insistojnë se dërgimi i draft-statutit të asociacionit për interpretim në Gjykatën Kushtetuese do të siguronte votat e nevojshme në Komitetin e Ministrave për anëtarësimin final në Këshillit të Evropës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika