Hoxha për Deklaratën për të Zhdukurit: Është shumë e mirë për faktin se përfshin obligimet shtetrore të dy vendeve

Analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se tema e të zhdukurve është diskutuar prej shumë kohësh dhe sipas tij, nuk ka korr asnjë rezultat në të kaluarën ose ka korrur rezultate të pjesshme.

Për miratimin e Deklaratës për të Zhdukurit, Hoxha ka thënë se është shumë e mirë për faktin se përfshin obligimet shtetrore të dy vendeve për të zbuluar këto të vërteta dhe fateve të të zhfukurve.

“Sa  ipërket viktimave shqiptare të shkaktuara nga policia serbe mendoj se gjërat thjeshtësohen shumë për shkak të çasjes që kemi në dokumentet serbe”, ka thënë Hoxha.

Hoxha është shprehur optimist se të zhdukurit do të gjenden. Tutje ai ka theksuar se ka qenë një sistem i organizuar politiko-ushtarak që ka vepruar në Kosovë dhe që ka të dhëna lidhur me këtë ngjarje.

Kurti dhe Vuçiq miratojnë Deklaratën për të Zhdukurit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika