Hoxha: Për herë të parë Kosova dhe Shqipëria kanë çarje në politikën e jashtme

Sipas Yll Hoxhës, analist në Debat Plus në RTV Dukagjini, Shqipëria dhe Kosova kanë çarje në politikën e jashtme, dhe se kryeministri Edi Rama, ka përdorur politikë të papërgjegjshme që ta detyrojë Kosovën të bëhet pjesë e Ballkanit të Hapur edhe pa u njohur nga Serbia

Analisti Yll Hoxha ka folur për Ballkanin e Hapur ku ka thënë se Kosova nuk duhet të jetë pjesë e kësaj iniciative rajonale, pa e njohur Serbia si shtet të pavarur.

Ai ka argumentuar këtë pasi, shtetet e Bashkimit Evropian (BE), nuk do ta ndalojnë anëtarësimin e Serbisë në BE nëse Kosova bëhet pjesë e kësaj iniciative rajonale, pa e njohur Serbia.

“Nëse pranojmë me qenë pjesë e Ballkanit të Hapur, ne po pranojmë të hyjmë pa na njohur Serbia, ndërsa Gjermanisë i kërkojmë, i thojmë mos e pranoni Serbinë në BE pa e njohur Kosovën si shtet të pavarur”, ka thënë, Hoxha në Debat Plus.

Sipas tij, nëse Kosova bëhet pjesë e kësaj iniciative ju lë hapësirë shteteve Perëndimore siç janë Gjermania, Franca e të tjera që të mos ndalojnë hyrjen e Serbisë në BE.

Ballkani i Hapur nuk është shumë problem sa që është problem sipas Hoxhës përçarja në mes shqiptarëve.

“Është gabim pasi është hera e parë që me Shqipërinë, Kosova ka çarjen në politiken e jashtme”, ka thënë ai.

Hoxha ka folur, edhe për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, ku ky i fundi kishte thënë se Kosova e ka karrigen boshe, por sipas Hoxhës, Rama po bënë gabim duke na thirrur në atë karrige pa na njohur Serbia.

“Rama ka zhvilluar një politikë të pa përgjegjshme për ta sjellë Kosovën në një situatë ku ndoshta do të detyrohet të ulët në atë karrige”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika