Analisti Ylli Hoxha në “Debat Plus”, ka thënë se reagimi i djeshëm i shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, ishte i dobët.
“Reagimi i saj i djeshëm për mua ishte shumë i dobët, sepse ka tentuar të mohojë një të vërtetë e cila paska ndodhur. Sikur Mimoza Kusari të dilte dhe të thoshte se po e kam takuar Slovko Simiqin dhe kam biseduar për këto çështje, për këtë interes dhe nuk e kam tradhtuar asnjë interes tonin, jam munduar t’i shtyejë disa agjenda të Lëvizjes Vetëvendosje, gjithçka do të ishte shumë në rregull”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka thënë se tendenca për ta mohuar dhe për ta minimizuar ngjarjen që ka ndodhur i shkon në kundërshtim Kusarit-Lilës deri në pikën derisa mund t’ia sfidojë edhe vendin e shefes së grupit parlamentar të LVV-së.