Hoxha për raportin e DASh-it: Nuk e pasqyron gjendjen normale të vendit, përsëriten gjërat e njëjta

Analisti Dibran Hoxha, në lidhje me raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejta të Njeriut në pjesën për Kosovën, ku si probleme kryesore theksohen korrupsioni serioz qeveritar dhe mungesa e hetimeve dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, ka thënë se ky raport nuk e pasqyron gjendjen normale të vendit, pasi, sipas tij, nuk është e mundur që të jenë në tërësi gjërat e njëjta sikurse në qeveritë e kaluara.

“Nevojiten fakte se si Qeveria e Kosovës është e korruptuar dhe është e njëjtë me atë të vitit 2018. Nuk është thellësisht e korruptuar dhe nuk mund të jetë e njëjtë sikurse qeveritë e kaluara”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, edhe mund të jetë edhe më keq edhe më mirë, por nuk mund të jetë njësoj sikurse vitin e kaluar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika