Hoxha për rastin e Jablanoviqit: Qeveria e listës së zezë dëshiron t’i frikësojë serbët në Kosovë

Ndonëse thotë se një situatë e tillë është e pritshme, megjithatë ai thekson se Qeveria e Kosovës duhet të ketë qasje serioze dhe koordinim më partnerët ndërkombëtarë

Valdet Hoxha, avokat, tentim vrasjen ndaj Marko Jabllanoviqit e ka quajtur skenar të mirë menduar të strukturave paramilitare serbe, që, sipas tij, janë të mbështetura nga Qeveria e Serbisë.

Ndonëse thotë se një situatë e tillë është e pritshme, megjithatë ai thekson se Qeveria e Kosovës duhet të ketë qasje serioze dhe koordinim më partnerët ndërkombëtarë.

Hoxha thekson se Qeveria e Serbisë, që ai e quan “qeveria e listës së zezë”, dëshiron që ta tensionojë situatën në veri në dy fronte: mbajtjes gjallë të tensionit dhe frikësimit të serbëve.

Një situatë e pritshme duhet të ketë një qasje serioze dhe të kujdesshme institucionet e vendit. Është një skenar i mirë menduar i strukturave paramilitare serbe të mbështetura nga Qeveria e Serbisë, tashmë e konfirmuar qeveria e listës së zezë, që ta tensionojnë situatën në veri të vendit në dy fronte, për ta mbajtur gjallë frontin dhe për t’i frikësuar pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë që të integrohen në institucionet e vendit. Është luftë me dy fronte, mbajtja gjallë e tensionit dhe frikësimi i serbëve. Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet saktë me partnerët ndërkombëtarë sepse nuk po bëhen rastësisht këto kërcënime, kacafytje, beteja, sepse pas disa ditësh e kemi votimin në KiE dhe ky është synimi kryesor, Serbia ka krijuar një ekip për ta ndaluar anëtarësimin e Kosovës në KiE, si duket nuk janë pasukses sepse kishim kushte”, u shpreh ai në emisionin “Five”.

Po ashtu, Hoxha potencon se nëse është i nevojshëm dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese, Qeveria duhet ta bëjë këtë pasi, sipas tij, mosanëtarësimi në Këshillin e Evropës është një goditje e rëndë dhe vështirë e riparueshme për vendin.

“Qeveria duhet të jetë e kujdesshme në aspektin e sigurisë, por edhe në atë diplomatik, nëse është e nevojshme dërgimi i draftit ta bëjë, sepse mosanëtarësimi në KiE do të jetë goditje vështirë e riparueshme për vendin”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika