“Rezultati me mbi 98 për qind kur është vetëm një kandidat është me shumë dobësi se sa forcë brenda secilës organizatë mungesa një garë”, kështu e ka vlerësuar rizgjedhjen e Albini Kurtit në krye të Lëvizjes Vetëvendosje, analisti Yll Hoxha.
Sipas tij, partia nuk duhet të jetë e kënaqur vetëm me besnikërinë e kandidatit por dhe me suksesin e tij.
“Si është e mundur që Arben Vitia që i ka humbur zgjedhjet lokale pas një rezultati që ka trashëguar nga zgjedhjet e përgjithshme 75 mijë vota është dashur përsëri të zgjidhet, këtu është thelbi i problemit”.
Më tej ai ka sqaruar se si njw parti e cila i ka përmbi se 50 për qind duhet të ketë edhe standarde.
“Nëse humbi Prizrenin, Prishtinën, Mitrovicën , gjenerata që i humb zgjedhjet duhet t’i dorëzojë detyrat, mendoj se ky duhet të jetë standardi”, ka theksuar analisti.
Analisti Hoxha, ka folur se si parti politike të Kosovës, duhet me fillim të dijën se me kë janë duke garuar dhe çfarë bindjesh kanë sipas Hoxhës bindje fetare të anëtarëve duhet të respektohen.
“Procesi zgjedhor përveç se mbahet në një orar duhet të mbahet dhe me një shkasë, zgjedhjet lokale të Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) kanë dizaster sa i përket rezultateve dhe pas zgjedhjeve LVV-ja ka thënë se do t’i nxjerrin mësimet”.
Sipas Hoxhës LVV-ja kishte thënë se do të bëjnë analizë për ta kuptuar pse kanë humbur në Prishtinë, sepse në zgjedhje nacionale LVV-ja kishte marrë 75 mijë vota ndërsa në zgjedhjet e lokale kanë rënë në 37 mijë vota.
A janë reflektuar mësimet në zgjedhjet e brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje?
Për Hoxhën është luks të shohësh demokraci në zgjedhjet e brendshme partiake në Kosovë përveç “Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila është një frymë pluraliste”.
Sipas Hoxhës pluralizmi nuk mund të krijohet me vendim dhe fryma pluraliste nuk ekziston në shumë parti politike në Kosovë.