Analisti Ylli Hoxha në “Debat Plus”, ka thënë se zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka të drejtë në të dy deklaratat që ka bërë.
“Mirë e ka në të dy dyjat”, ka thënë Ylli Hoxha.
“E para, sepse vërtetë po e do Asociacionin por nuk po e do marrëveshjen në tërësi, po do pjesë të caktuara të marrëveshjes. Problemi i krejt kësaj ngjarjeje është se Serbia po do pika të caktuara të marrëveshjes të implementohen, e pikat që e ngarkojnë dhe i kushtojnë mos me i zbatu dhe ky është synimi i saj”, ka thënë ai.
Hoxha ka thënë se ky është “problem fundamental” i kësaj çështjeje që e kemi.
Zëvëndëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi para dy javëve ka thënë se “problem është Serbia sepse po e kërkon Asociacionin prandaj po i bën këto veprime”, dhe pas dy javëve ka thënë se “Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje dhe prandaj po i bën këto”.
Sot (e hëna e 26 qershorit) janë liruar tre policët e Kosovës, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Shem Mustafa, pasi ishin kidnapuar më 14 qershor brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.