Analisti, Dibran Hoxha, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se është duke u ndjerë në siklet, sepse, sipas tij, nuk ka kush t’i bëjë opozitë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Po ndihem në siklet, për shkak se nuk ka balancë, nuk ka kush t’i bëjë opozitë Kurtit”, ka thënë Hoxha.
“Në replikim të Vetëvendosjes, në mënyrën sesi bën opozitë (Abdixhiku), kjo është huqje e targetit dhe mungesë e strategjisë”, ka thënë Hoxha.
Më herët, Hoxha është shprehur se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në metodë është krejt Vetëvendosje.
Lexo dhe: Hoxha: Lumir Abdixhiku në metodë është krejt Vetëvendosje
“Dhe kjo është një kartë që është djegë”, ka thënë ai.
Kujtojmë që mbrëmë, lidhur me sondazhet në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik, ka reaguar vetë Abdixhiku, të cilat i cilësoi si “një propagandë të lodhur”.
Abdixhiku është shprehur se prej dy muajsh, LDK-ja ka porositur një seri sondazhesh, dhe se deri më tani kanë përfunduar mbi 17 mijë anketa vetëm në regjionin qendër.
Lexo dhe: Abdixhiku publikon sondazhin e LDK-së për pesë komuna
“Në pyetjen se, nëse zgjedhjet nacionale mbahen këtë të diel, për cilën parti do të votonit, rezultatet për LDK, të marra deri më tani vetëm për 5 qytete në regjionin qendër janë: Prishtinë 35%, Lipjan 42%, Podujevë 35%, Obiliq 36%, Fushë Kosovë 34%”, ka thënë Abdixhiku.
Për t’u informuar më shumë rreth rezultateve të sondazheve të realizuara nga UBO Consulting, lexoni lajmet më poshtë:
- 58.4 për qind e elektoratit të anketuar e vlerësojnë të duhur qasjen e Kurtit në dialog
- Sondazhi i UBO Consulting: LVV e para me 48.5%, PDK e dyta, LDK e treta
- 52.9 për qind e të anketuarve vlerësojnë se partitë politike po e bëjnë opozitën më të fortë ndaj Kurtit