Hoxha: Prokuroria të tregojë motivin e aferës së grurit, keqpërdorimet duhet të ndëshkohen

Analisti Ylli Hoxha, ka kërkuar nga Prokuroria që të tregojë motivin e aferës së grurit

Analisti Ylli Hoxha
Analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha, ka kërkuar nga Prokuroria që të tregojë motivin e aferës së grurit. Kjo pas arrestimit të zyrtarëve të Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dhe një biznesmeni të dyshuar për keqpërdorime sa u përket blerjeve të rezervave shtetërore, gjatë operacioni policor gjatë paradites së të premtes.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për sfidat e Qeverisë Kurti përballë aferave që po shpërfaqen, Hoxha ka thënë se nëse ky ka qenë akt i keqpërdorimit, kjo duhet ta ketë ndëshkimin e plotë edhe juridik edhe politik.

“Si shumë prej temave të ndjekura deri sot, ballafaqimin të cilin e bën Qeveria, cakun që ia bën sulmuesve dhe mënyra si sulmuesit i qasen kësaj afere, bën më shumë njëfarë përshtypje të një beteje se sa intencën për të zbuluar se çfarë po ndodhë. Është e qartë se ka mungesë të rezervave, ka bazë për kallëzim penal por nuk e dimë se çfarë motivi ka pasur për këtë çështje”.

Megjithatë ai thekson se nuk mund të justifikosh “një keq veprim tëndin për keq veprimet e kaluara”.

“Për mua është thelbësore është që Prokuroria të na tregojë motivin e kësaj vepre. Nëse ekziston një motiv hajnie, keqpërdorimi, në këtë aferë atëherë duhet të ndiqet deri në fund, ndjekja duhet të jetë e plotë, ndëshkimi duhet të jetë i plotë”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika