Hoxha: Protesta e veteranëve ishte e duhur dhe efikase

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se protesta e e veteranëve të OVL-UÇK-së ishte e duhur, efikase dhe mirë e oragnizuar, dhe se këso protesta duhet të ndodhin edhe më shpesh

Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka thënë se pozicioni i qeverisë dhe Veteranëve të Luftës së Ushtris Çlirimitare të Kosovës (OVL-UÇK) është i njejtë, pasi sipas tij qeveria nuk ka qenë asnjeherë kundër rritjes së pensioneve.

Ai ka theksuar se edhe kërkesa e veteranëve për rritje të penzioneve është legjitime.

Takimi qe do të mabhet të premten mes kryeministrit Kurti dhe përfaqësuesve të OVL-UÇK-së, sipas Hoxhës ka mundur të mbahet edhe më herët, por kjo ishte zgjedhja e qeverisë.

Tutje, ai ka shtuar, se “pastrimi” i listave mund të bëhet edhe pa përfunduar procesi ligjor në gjykatë, dhe se një gjë të tillë duhet ta synojë edhe qeveria e tanishme.

“Sipas juristave listat mund të shfryhen, pasi nuk është duke u gjykuar pastrimi i listave, por personi kompetent që ka qenë për këto lista,” tha Hoxha.

“Pastrimi i listave mund të fillojë, por procesi i pastrimi i listave është i vështirë, shkaku i pikës së pestë së veteranit”, shtoi Hoxha.

Hoxha, është shprehur se protesta e së enjtes nga veteranët e luftës së UÇK-së, ishte shembull se si do duhej të mbaheshin protestat edhe në të ardhmen

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika