Hoxha: Që nga 2002-ta deri më tani 2930 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku

Që nga viti 2002, gjithsej 2930 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku, teksa viti 2006 ka qenë më i kobshmi sepse gjithsej 178 persona kanë vdekur

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se që nga viti 2002 deri më 18 dhjetor të vitit 2023 janë gjithsej 2930 persona të cilët e kanë humbur jetën në aksidente trafiku.

Në total, ai ka bërë të ditur se deri më tani janë 2573 aksidente me fatalitet, ndërsa ka thënë se viti 2006 ka qenë më i kobshmi pasi 178 persona kanë humbur jetën.

Ai ka thënë se shkaktarët më të shpeshtë të këtyre aksidenteve janë mosmbajtja e distancës së sigurisë mes mjeteve, manipulimi i pasigurt me automjet, mospërshtatja e shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës, mosrespektimi i përparësisë së kalimit dhe kyçja e pasigurt në rrugë.

Ai ka thënë se vetëm në këtë 11 mujor të këtij viti kanë vdekur 103 persona në aksidente trafiku, duke thënë se ka rritje prej 7.58 përqind të aksidenteve krahasuar me vitin e kaluar.

Hoxha ka thënë se masat që janë ndërmarrë pas këtyre shifrave është inicimi i hetimeve disiplinore për përgjegjësi menaxheriale, lëvizja e dy komandatëve të njësive të trafikut, plani i ri operativ për sigurinë në trafikun rrugor, kërkesa për radar dhe kamera, ashpërsimi i masave për kundërvajtje në ligjin e trafikut rrugor dhe bartja e përgjegjësisë me ligj mbi pronarin e mjetit.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika