Hoxha: Qendra e grupit terrorist ishte Kopaniku, katër ditë para sulmit u kryen përgatitjet finale

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se qendra e grupit terrorist ishte Kopaniku dhe se përgatitjet finale janë bërë katër ditë para sulmit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

Në konferencën e sotme për media, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka njoftuar se Policia e Kosovës është duke zhvilluar hetime intensive për sulmin terrorist që ndodhi të dielën e 24 shtatorit, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit.

Hoxha ka thënë se të dhënat e marra nga hetimet tashmë të kryera tregojnë se grupit terrorist i është vënë në dispozicion infrastruktura dhe logjistika e ushtrisë së Serbisë për stërvitje ushtarake para sulmit në Kosovë.

“Këto të dhëna po ashtu tregojnë se grupit terrorist i është vënë në dispozicion infrastruktura dhe logjistika e ushtrisë së Serbisë për stërvitje ushtarake para sulmit në Kosovë. Bazuar në të dhënat e siguruara rezulton se qendra e grupit terrorist ka qenë Kopaniku, përkatësishht hapësira që është pronë e Milan Radoiçiqit”, ka thënë Hoxha

Hoxha ka shtuar se sipas të dhënave të siguruara në këtë fazë të hetimit është vërtetuar ndërlidhja dhe qëndrimi i grupit terrorist në Kopanik, pastaj në Pasuljanske livade (poligoni i ushtrisë serbe) dhe në Banjskë në Kosovë.

Sipas tij, me datën 20 shtator janë bërë përgatitje finale për sulmin që ndodhi katër ditë pas ndaj Policisë së Kosovës.

“Më datën 20.09.2023 në bazë të pamjeve të siguruara shihet se është bërë përgatitje finale për sulmin që ndodhi katër ditë pas ndaj Policisë së Kosovës”, ka shtuar tutje drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika