Hoxha: Qytetarët serbë nuk do të marrin pjesë në zgjedhje, por vetëm ata shqiptarë

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, ka thënë se qytetarët serbë nuk do të marrin pjesë në votimet e sotme në veri. Ai ka thënë se ky proces votues ndihmon në kthim të normalitetit në atë pjesë të vendit por sipas tij, ata nuk janë të interesuar për de-eskalim të situatës

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha, në edicionin special për votimet në veri në RTV Dukagjini, ka thënë se organizmi i këtij procesi votues është për tu përgëzuar por sipas tij, epilogu i kësaj dite tashmë dihet.

“Do të kemi vetëm një 100 për qind të pjesëmarrjes dhe ai do të jetë nga komisionerët sepse deri më tani ishin gjashtë vota dhe ishin nga komisionerët”, ka thënë Hoxha.

Ai është shprehur se qytetarët serbë nuk do të marrin pjesë në këto votime, por vetëm qytetarët shqiptarë për t’i respektuar vendimet e shtetit të Kosovës.

“Përndryshe kjo është e pritshme, përveç Listës Serbe janë edhe situatat gjeopolitike. E dine që mbrëmë kaloi edhe buxheti – ndihma në Dhomën Përfaqësuese për Ukrainën dhe Izraelin. Tashmë situate në terren në Ukrainë do të ndryshojë në kuptimin e mbrojtjes. Kjo nuk i konvenon Serbisë, e as Rusisë, prandaj nuk ka mend që do të pranoni një proces të votimit, i cili do ta kthente normalitetin në pjesën veriore të vendit”, ka thënë tutje Hoxha.

Sipas tij, serbët dhe shtetit serb nuk janë të interesuar për de-eskalim të situatës, por vetëm për ta mbajtur ndez konfliktin.

Kujtojmë që sot në katër komunat veriore të vendit votohet për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Në listën e qytetarëve me të drejtë vote janë 46 mijë e 556 votues.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika