Hoxha: Së fundmi Kurti ka qenë i atakuar, nuk është kohë e lehtë për të në politikë

"Në muajin e fundit Kurti ka qenë i atakuar sidomos nga Bashkësia Ndërkombëtare... nuk është kohë e lehtë për të në politikë", thotë analisti Ylli Hoxha

Analisti Ylli Hoxha ka thënë se arsyeja pse vendi mund të shkojë në zgjedhje lidhet kryesisht me procesin e negociatave me Serbinë.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Hoxha thotë se është e pakuptimtë oferta për thirrjen e opozitës që ta shpërbëjë Kuvendin.

“Arsyeja pse mund të shkojmë në zgjedhje tash… ka të bëjë me procesin e bisedimeve, negociatave, vizitën e Escobarit, deklaratat e O’Brien…Nuk ka kuptim fare oferta për ta thirrë opozitën që ta shpërbëjë kuvendin”, tha ai.

Sipas tij, nëse do të ketë zgjedhje, atëherë ato do të jenë nga mosvullneti i kësaj qeverie për të ecur me hapat tutje të parapara nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“Nëse do të kemi zgjedhje do të kemi nga mosvullneti i kësaj qeverie të ecë me hapat e paraparë nga Bashkësia Ndërkombëtare nëse presioni bëhet i lartë për çështje që këta i konsiderojnë që mund ta dëmtojnë Kosovën. Në muajin e fundit, Kurti ka qenë i atakuar sidomos nga Bashkësia Ndërkombëtare… nuk është kohë e lehtë për të në politikë, prandaj parashikimi se ai që i krijon zgjedhjet edhe i fiton zgjedhjet, nuk duhet të jetë valid”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika