Hoxha: Serbia s’mund të lejohet që ta mirëmbajë intervenimin në Kosovë, problemin e shoh te Bashkësia Ndërkombëtare

Analisti Ylli Hoxha, ka thënë se Serbia nuk duhet të lejohet që ta mirëmbajë intervenimin në Kosovë.

“Nuk mund të lejohet Serbia që ta mirëmbajë intervenimin në Kosovë dhe të ketë mirëkuptim për këtë gjë. Nuk mund të lejohet Serbia që ta përdorë Radoiçiqin i cili është në listë të zezë amerikane për të disiplinuar serbët në veri dhe kjo të pranohet, apo nëse është edhe ai udhëheqës i Asociacionit që do ta bëjmë atëherë çfarë kuptimi ka”, ka thënë ai në RTV dukagjini.

“Këtu e shoh mosseriozitetin te Bashkësia Ndërkombëtare. Këtu e shoh problemin te Bashkësia Ndërkombëtare sepse duhet të jetë plani shumë më agresiv se sa kaq”, shtoi ai.

Sipas tij, ekziston një hapësirë që duhet shfrytëzuar për të krijuar zgjidhje permanente.

“Nëse po detyrohet Kosova të bëjë Asociacion dhe po arrihet diçka e pamenduar që Albin Kurti si kryeministër po e pranon këtë gjë, mendoj që është një hapësirë e jashtëzakonshme që duhet shfrytëzuar për të krijuar një zgjidhje permanente”.

“E kam frikën e madhe që do të përfundojmë kështu gjatë tërë vitit duke u marrë nga halli në hall me qëllimin e vetëm të arritur që është mungesa e konfliktit por jo zgjidhja e problemeve”.

Hoxha potencoi se mund të kemi mungesë të konflikteve por me këtë qasje nuk beson që do të ketë zgjidhje.

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika