Hoxha: Sindikalistët e kanë interesin të lidhur me pagën, nuk përfaqësojnë dinjitetshëm

Dibran Hoxha, aktivist i shoqërisë civile ka thënë se krerët e sindikatave e kanë interesin e lidhur ngushtë me pagën dhe nuk përfaqësojnë dinjitetshëm sindikatat, duke përmendur ata të sektorit privat dhe SBAShK-un

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi dhe Dibran Hoxha, aktivist i shoqërisë civile në emisionin "Debat Plus"





Dibran Hoxha, aktivist i shoqërisë civile ka thënë se sindikatat që nuk përfaqësojnë interesat e punëtorëve duhet të përjashtohen nga ndihma e shtetit.

Sipas tij, punëtorët e sektorit privat trajtohen në mënyrë ç’njerëzore duke mos pasur as sigurime shëndetësore.

“Këta duhet të përjashtohen nga ndihma e shtetit, asnjëherë nuk i kemi dëgjuar të diskutojnë për kushtet e punëtorëve të sektorit privat”, kështu i është drejtuar Hoxha kryetarit të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi në emisionin “Debat Plus”.

Hoxha ka thënë se krerët e sindikatave e kanë interesin e lidhur ngushtë me pagën dhe nuk përfaqësojnë dinjitetshëm sindikatat, duke përmendur ata të sektorit privat dhe SBAShK-un.

Sipas tij, SBAShK-u nuk duhet ta mohojë koalicionin me PAN-in, koalicion i cili sipas tij është bërë për kalkulime elektorale.

Hoxha: Kush po e ndalon qeverinë të fillojë reformën e thellë në arsim?

Po ashtu ai ka kërkuar edhe nga deputeti i VV-së, Armend Muja të sqarojë se pse Ministria e Arsimit nuk po fillon me reforma të thella në gjithë nivelin e arsimit.

“Të fillojë reforma sidomos në rastin e SBAShK-ut, të cilët i relativizojnë rezultatet e PISA-s dhe që nxjerrin analfabetë funksionalë”.

Sipas tij, nuk duhet të ketë vonesë të testimit dhe vlerësimit sipas performancës së mësimdhënësve.

“Të qenët analfabetë funksionalë në Kosovë nuk është marre, është në rregull sepse ashtu është sistemi”.

 

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika