Hoxha: Sulmi në Ibër-Lepenc ngjan me sulm sabotimi që bëhet në kohë lufte

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha

Drejtori i Policisë, kolonel Gazmend Hoxha, ka treguar se si ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, kush janë të dyshuarit e çfarë strukture i ka mbështetur ata.

Ai ka thënë se sasia e eksplozivit që është përdorur në këtë sulm dyshohet të jetë nga 15 deri në 20 kilogram dhe se ky sulm sipas tij, ngjanë me sulm sabotimi në kohë luftërash.

“Bazuar në atë që kemi siguruar nga vendi i ngjarjes aty është vendosur një sasi e eksplozivit i vendosur në një çantë të zezë dhe është lëshuar në fundin e kanalit dhe në pjesën e majtë të kanalit, sasia e eksplozivit që ne besojmë që është përdorë sipas ekspertëve tanë të njësisë për trajtimin e mjeteve eksplozive dyshohet të jetë nga 15 deri në 20 kilogram. Nga ky shpërthim i fuqishëm dëmtohet pllaka e fundme e kanalit dhe po ashtu qahet pjesa e majtë e krahut të kanalit, pastaj depërton uji dhe rrjedh poshtë, kështu që shkakton edhe ndërprerje të qarkullimit apo furnizimit të ujit për të gjitha këto njësi që përmenda më herët edhe KEK-un po edhe ujin e pijshëm për shumicën e komunave të Kosovës”, tha Hoxha.

Ai tregoi se policia është informuar për këtë sulm rreth 7 deri në 10 minuta pasi ka ndodhur, sepse sipas Hoxhës,  shpërthimi ka ndodhur brenda ujit, dhe nuk është dëgjuar larg, por policia është informuar nga dëshmitarët dhe e ka vënë re nga rrjedhja e ujit.

“Patrullat tona policore e kanë vërejtë shumë shpejtë edhe kemi pas informacione prej dëshmitarëve që kanë dëgjuar diçka, po ashtu edhe rrjedhja e ujit sepse kanali është shumë afër me rrugën kryesore magjistralen që e lidhë Zubin Potokun me Mitrovicën. Patrullat kanë vërejtë pastaj depërtimin e ujit nga pjesa e epërme në pjesën e poshtme duke përshkuar edhe rrugën magjistrale”, sqaroi ai.

I pyetur nga gazetari Vishaj se si ka mundësi që me një numër kaq të madh të policisë në veri, të ndodh një sulm i tillë, drejtori Gazmend Hoxha tha se “është e vështirë që policia të parashikojë “gjithçka që i pjell mendja një krimineli ose mendja e grupeve kriminale”.

“Policia e Kosovës është e vërtetë që është në numër të madh në pjesën veriore të Kosovës ka edhe shumë detyra dhe përgjegjësi, duke filluar prej ruajtjes së kufirit, pastaj edhe shërbimi i qytetarëve me shërbime policore, pastaj rrugët ilegale, antenat, repetitorët e të gjitha këto. Ngjarjet që kanë ndodhë, kanë ndodhë edhe në vendet më të fuqishme të botës”, tha mes tjerash kolonel Gazmend Hoxha.

Sipas tij, për shkak të disa indikacioneve që kishte policia, janë rritur masat e sigurisë në qytete, në stacione policore, e në institucionet tjera që funksionojnë në veri. Megjithatë Hoxha thekson se sulmet janë pritur më shumë nga pjesa e kufirit dhe jo në pjesë të brendshme.

“Kanali Ibër -Lepenc është kanal që kalon 35 deri në 40 kilometra, është vështirë që çdo pjesë, çdo metër të këtij kanali ta mbulosh me prezencë policore”, tha ai.

Ai tutje tregoi se janë duke u bërë analiza për të parë edhe llojin e eksplozivit që është përdorur dhe se në këtë drejtim është duke asistuar edhe KFOR-i amerikan./RTK

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika