Hoxha: Thirrja e Scholz-it për bashkëpunim ushtarak nuk është e rastësishme

Në emisionin "FIVE", Hoxha ka thënë se kjo ide e materializuar e paraqitur përmes një deklarate tregon përgatitjen dhe fuqinë kundër Federatës Ruse, ndërsa në anën tjetër lidhet edhe me afrimin e zgjedhjeve në ShBA dhe rikthimin e mundshëm të Donald Trump-it

Ish-kryeshefi i IPK-së, Valdet Hoxha, ka thënë se thirrja e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak nuk është e rastësishme.

Në emisionin “FIVE”, Hoxha ka thënë se kjo ide e materializuar dhe e paraqitur përmes një deklarate tregon përgatitjen dhe fuqinë kundër Federatës Ruse, ndërsa në anën tjetër lidhet edhe me afrimin e zgjedhjeve në ShBA dhe rikthimin e mundshëm të Donald Trump-it.

“Ide e materializuar e paraqitur përmes një deklarate, nuk është e rastësishme duke e parë strategjinë mbrojtëse e BE-së, tregon që lidhet me dy aspekte, tregon përgatitjen dhe fuqinë kundër Federatës Ruse, ndërsa në anën tjetër kur afrohen zgjedhjet në ShBA, tregon për rikthimin e mundshëm të Trump-it”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas Hoxhës, synimet dhe skenari i Federatës Ruse përmes Serbisë, i miratuar natyrshëm në heshtje edhe nga Kina, është i ditur.

“Kemi një agresion të Rusisë në rritje, dhe rikthimin e mundshëm të Trump-it. Zinxhiri është po aq i fortë, prandaj synimet dhe skenari i Federatës Ruse përmes Serbisë natyrshëm në heshtje i miratuar edhe nga Kina. Evropa e ka të paqartë si do të reagojë në të ardhmen, kancelari Scholz thotë se nuk përjashtohet armatimi konvencional”, ka vijuar ai.

Ibishi: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n

Po ashtu, edhe ish-ushtaraku, Ismet Ibishi ka thënë se lufta në Ukrainë nxit reagimin edhe në anën tjetër duke thënë se Serbia si satelit i Rusisë tenton të krijojë krizë në pjesë të Ballkanit ku Kosova është pjesa më e ndjeshme.

“Siç e dini, është intensitet i madh i SHBA-së dhe vendeve evropiane që Ukrainën ta pajisin me armë të fuqishme që të detyrojnë forcat e Federatës Ruse të tërhiqen nga pjesët e okupuara, kjo nxit reagim në anën tjetër, Serbia si satelit i Rusisë sigurisht që do të krijojë krizë në këtë pjesë të Ballkanit, Kosova është pjesa më e ndishme në këtë moment”, ka deklaruar Ibishi në “Five”.

Ibishi thotë se Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, pasi NATO-ja është këtu.

Në lidhje me atë se Kosova do të jetë pjesë e agjendës së Asamblesë Parlamentare të NATO-s në sesionin pranveror të kësaj organizate, i cili do të mbahet në fund të kësaj jave, Ibishi thotë se rruga e Kosovës drejt kësaj organizate është e pakthyeshme dhe se Serbia do të reagojë ashpër si kundërpërgjigje.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se Evropa duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë ushtarak, duke shtuar se ai po ashtu mbështet armët parandaluese bërthamore të Francës, siç ka sugjeruar presidenti Emmanuel Macron, për t’iu përgjigjur atij që Scholz e quajti “imperializëm brutal” të Rusisë.

“Mirëpres faktin që presidenti francez ka theksuar se dimensionin evropian për forcat sulmuese bërthamore të Francës”, shkroi Scholz në një artikull të publikuar në “The Economist” më 23 maj.

“Përveç parandalimit bërthamor, ne duam të kemi edhe forca të forta konvencionale, mbrojtje ajrore dhe raketore si dhe aftësi kibernetike, hapësinore me një goditje precize”, tha Scholz.

“Evropianët munden dhe do të kontribuojnë më shumë për ndarjen e barrës transatlantike [brenda NATO-s]”, shtoi ai.

Scholz po ashtu tha se Bashkimi Evropian nuk do të ketë armët e veta bërthamore.

“Nuk ka asnjë qëllim për të vënë në dyshim parandalimin bërthamor të Francës”, tha kancelari gjerman.

Muajin e kaluar, Macron tha se armët bërthamore të Francës duhet të jenë pjesë e debatit evropian për mbrojtje.

Para kësaj, Macron bëri thirrje për mbrojtje më të fuqishme dhe më të integruar të mbrojtjes evropiane, derisa ai paraqiti vizionin e tij të një Bashkimi Evropian më të fuqishëm në skenën evropiane, duke thënë se “Evropa mund të vdesë”.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika