Hoxha tregon detajet e komunikimit mes nënkolonelit Veton Elshani dhe priftit të Manastirit të Banjskës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në vazhdën e bisedës për KallxoPërnime, ka rrëfyer për telefonatën e realizuar mes zv.drejtorit të Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani dhe priftit të Manastirit të Banjskës, Atë Danilo.

Hoxha ka thënë se kanë tentuar të komunikojnë me grupin terrorist përmes përgjegjësit të Manastirit të Banjskës, Atë Danilo.

Ai shpjegoi se numri i telefonit të priftit është siguruar nga komandanti i KFOR-it dhe më pas i është dërguar nënkolonelit Veton Elshani, i cili ka qenë në vendin e ngjarjes.

“Ne kemi tentuar të komunikojmë me grupin përmes përgjegjësit të manastirit, atit Danilo. Mua më është dhënë numri i telefonit të tij nga komandanti i KFOR-it, është siguruar përmes kanaleve të ndryshme dhe pastaj këtë numër ia kam përcjellë nënkolonelit Veton Elshani që ka qenë në vendin e ngjarjes dhe ka komunikuar me të, duke iu thënë që të dorëzohen te Policia e Kosovës, po ashtu ka pyetur se a ka njerëz të armatosur në manastir. Një herë ka thënë që nuk është i sigurt se a ka apo jo, ka kërkuar me dalë jashtë që të shohë përreth objekteve të manastirit, persona të armatosur, i njëjti ka thënë se nuk mund të garantojë dhe nuk mund të dalë sepse nuk ndihet i sigurt, gjë që për ne konfirmonte se ka, por që nuk mund ta thotë ose verifikojë”- ka treguar Hoxha.

Hoxha shpjegon se kanë bërë thirrje që grupi terrorist të dorëzohej, por që nuk kanë pasur kontakte direkte me ta dhe se komunikimi është bërë përmes përgjegjësit të Manastirit të Banjskës.

“Kemi pasur thirrje që ata të dorëzohen, por nuk kemi pasur kontakte direkte fizike me ta në aspektin e komunikimit as negociatave, as komunikim të drejtëpërdrejtë. Komunikimi është bërë përmes përgjegjësit të manastirit”- ka treguar Hoxha.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika