Hoxha: UÇK-ja na bashkon të gjithëve pa dallim për drejtësi

Organizatorja e marshit “Marshojmë për Drejtësi”, Eliza Hoxha, në marshin e 2 prillit ka thënë se Ushtria Çlirimtare të Kosovës (UÇK) na bashkon të gjithëve pa dallim për drejtësi

Eliza Hoxha

Organizatorja e marshit “Marshojmë për Drejtësi”, Eliza Hoxha, në marshin e 2 prillit ka thënë se 24 vjet më parë, Prishtina ishte shndërruar në një “qytet fantazmë”.

“Si sot 24 vite më parë, Prishtina ishte shndërruar në një qytet fantazmë. Lumi i njerëzve të dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre nga ushtria dhe paramilitarët serbë, kishte mësyer stacionin e trenit. Ai stacion që ishte i mbyllur për më shumë se dhjetë vite, u hap atë ditë për të na dëbuar jashtë Kosovës në një rrugë pa kthim. Po ne u kthyem, e këto sheshe u mbushën prapë, për të festuar çlirimin dhe pavarësinë”, ka thënë Hoxha.

“Si fotografe e re atëbotë, i mbaj mend shkrepjet e fytyrave me lot gëzimi kur të gjithë bashkë shënuam ato fitore të mëdha. E këto fitore epokale do të ishin të pamundur pa guximin, luftën dhe vetëmohimin e pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Gjatë këtyre dy javëve, anë e kënd Kosovës, bashkë me Ismajlin e kam rijetuar historinë tonë”, ka thënë tutje Hoxha.

Hoxha ka shtuar se këtë e ka ndjerë në dhimbjen e nënës Ferdonije, në guximin e Shyhretës dhe Vasfijes, në stoicizmin e Fahrije Hotit dhe në qëndresën e bacës Shaban.

“E kam ndjerë në dhimbjen e nënës Ferdonije, në guximin e Shyhretes dhe Vasfijes, në stoicizmin e Fahrije Hotit, në qëndresën e bacës Shaban. E kam parë dhe ndjerë sa e gjallë dhe sa e hapur vazhdon të jetë plaga jonë dhe thirrja për drejtësi”, ka theksuar Eliza Hoxha.

Organizatorja e “Marshojmë për Drejtësi” ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrje në këtë marsh, duke shtuar se UÇK na bashkon.

“Të gjithëve. Pa dallim. Thirrja për drejtësi na bashkon. E unë jam e bindur se ky shesh do të buçojë sërish, në ditën e kthimit të luftëtarëve tanë”, ka shtuar ndër të tjerash ajo.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika