Hoxha: Vendi më i paduhur që të testohet referendumi është veriu

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se vendimi që kryetarët të mbesin pas zgjedhjes ka qenë gabim taktik i Qeverisë Kurti

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se vendimi që kryetarët të mbesin pas zgjedhjes ka qenë gabim taktik i Qeverisë Kurti, sepse, sipas tij, dy prej kryetarëve nuk janë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, por nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Siç thotë ai, pozita fillestare e Kurtit nuk ka qenë që të mohohet e drejta e peticionit.

Elementi i dytë, për të cilin Hoxha mendon se është delikat, është çështja e referendumit.

“Çfarë kemi bërë është çështja e referendumit. Vendi më i paduhur që të testohet referendumi në këtë Kosovë është veriu. Është një indikacion jo i mirë kah po ecim. Qeveria, gjegjësisht, edhe PDK është dashur që në ditën e parë të dorëhiqen”, tha ai.

“Ka qenë pozicioni i kryeministrit dhe presidentes që nëse doni t’i largoni i largojmë përmes ligjeve në fuqi, aplikimit të atyre neneve që i mundësojnë. Ky ka qenë pozicioni i tyre. Pozicioni me kryetarët shqiptarë mendoj që është në kundërshtim me pikëpamjen tonë mbi mënyrën se si duhet të zgjidhet çështja e veriut, jemi në kontekst të dialogut në të cilin kemi hyrë për të zgjidhur një problem më të madh. Ideja se ti zgjedhësh dhe insistosh ta mbash detyrën duke e përfaqësuar një pakicë brenda një shumice që është kundërshtuese në esencë përçon një mesazh jodemokratik”, tha Hoxha në “Debat Plus”.

Ai konsideron se detyra e kryetarëve të zgjedhur ka përfunduar në ditën e zgjedhjeve.

“Është dashur të jenë aty si zyrtar, mos të lihet vendi vakant, kryetari i komunës është dashur të jetë në atë karrige që mos me ia lënë Serbisë shembjen e sistemit qeverisës në veri, por jo të insistohet se do ta mbajë edhe më tutje, sepse ka problem legjitimiteti”, shtoi Hoxha.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika